LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses që e kritikoi për gishtin e mesit: Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit? Shiko punën tënde

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses që e kritikoi për gishtin e mesit: Ti studente e mjekësisë që i gjykon njerëzit? Shiko punën tënde
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Në këtë album janë të përfshira plot këngë hite të këngëtares dhe bashkëpunime të shumta me artistë të ndryshëm vendorë.

E teksa vendosi së fundmi të publikojë disa fotografi nga prapaskenat e realizimit të albumit, Dafina në një prej imazheve u shfaq duke ngritur gishtin e mesit lartë.


Dhe mu për këtë gjest, ajo mori disa kritika nga ndjekësit në hapësirën komenteve, të cilave nuk ka hezituar që t’iu kundërpërgjigjet.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, kishte pyetur një ndjekëse në anglisht, ndërkohë që Dafina i është përgjigjur duke shkruar: “A duhet të të shpjegohem ty ose dikujt tjetër e dashur? Më lini të jetoj dhe bëji vetes një favor e dashur, shko jeto tënden dhe ndalo së menduar punët dhe veprimet e të tjerëve! Zot jam kaq e lidhur nga njerëzit mendjelehtë si ti! Këtu e thash këtë! Mirupafshim”.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Por debati nuk është ndalur me kaq, pasi një tjetër ndjekëse i ka replikuar këngëtares në po të njëjtin koment, duke mbrojtur komentuesen paraprake dhe duke i shkruar: “Jo, ajo nuk është mendjelehtë, ti nuk je e edukuar”.

Dafina Zeqiri apel prindërve: Në vend që t'ua mbyllni gojën fëmijëve me telefon, merruni me ta dhe edukojini
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri apel prindërve: Në vend që t'ua mbyllni gojën fëmijëve me telefon, merruni me ta dhe edukojini

Dafina nuk ka mundur të rezistojë pa iu kundërpërgjigjur edhe kësaj replike në një përgjigje të gjatë, ku thekson se ajo ndjehet në rregull me veten përderisa shikon vetëm punët e veta.

“Oh, haha e edukuar mjaftueshëm për të shikuar punët e mia Rita. Mos ta vura gishtin ty? Shush allahile. Kështu të qenurit e pafalshme të bën ty “jo të edukuar”? Ti je duke fyer inteligjencën time dhe mënyrën e edukimit të fëmijëve të mamasë time? Duhet të jesh e turpëruar nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale e i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta qova ty? Ti me qen “njeri i mirë edhe i edukuar (më vjen të qesh)”, Qesh me këtë postim edhe më uro “fat” për punën e palodhshme që e kam bërë e jo të më tregosh mungesa tuaja që mi keq – e mi gjuan mua. Kalofsh mirë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina përndryshe po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Lyrical Son, të titulluar “Llafe llafe”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK - me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Magazina
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit

“A mendon që në finale erdhe për shkak të disa flirtimeve me Drilonin”, përgjigja interesante e Sara Kolamit

Magazina
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi

Magazina
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

Magazina
Kalo në kategori