LAJMI I FUNDIT:

DAAD-i prezanton në Manastir mundësitë për studime në Gjermani

DAAD-i prezanton në Manastir mundësitë për studime në Gjermani

Shërbimi gjerman për shkëmbim akademik DAAD ka prezantuar në universitetin ”Klimenti i Ohrit” në Manastir, mundësitë për studime në Gjermani, si edhe mundësinë dhe programet për aplikim për bursë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë prezantim u tha se bursën studentore mund ta shfrytëzojnë studentët me mesatare të lartë studimi. Një numër i madh universitetesh ofrojnë mundësi studimi, sidomos për ata postdiplomik dhe të doktoraturës, si edhe kandidatë të cilët i janë përkushtuar punës hulumtuese shkencore.


Në këtë universitet, DAAD ofron edhe kurse falas për të mësuar gjermanishtem./Telegrafi/