LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco: Kemi respekt për Barcelonën, por jo frikë

Di Francesco: Kemi respekt për Barcelonën, por jo frikë
(Foto: Getty Images)

Roma do të përballet me Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shumë nga analistët sportiv e shohin klubin katalunas si favorit absolut përballë Romës.


Por trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se skuadra e tij nuk ia ka frikën Barcelonës.

“Kjo është një garë e mrekullueshme dhe ne jemi të lumtur që po marrim pjesë në Ligën e Kampionëve”.

“Roma nuk është duke u frikësuar nga Barcelona. Kemi respekt për ta si një skuadër e madhe me futbollist të fortë por nuk frikësohemi për tu përballur me ta”, ka thënë Di Francesco.

(Foto: Getty Images)

Trajneri italian thotë se në ndeshjen e parë skuadra e tij duhet të marrë një rezultat të mirë në Camp Nou.

“Qëllimi ynë është të marrim një rezultat të mirë në Barcelonë atëherë do ta kemi më të lehtë”.

“Në rast se marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë Roma do të ketë shanse për të kaluar tutje”, u shpreh Di Francesco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori