LAJMI I FUNDIT:

Ç’thonë sytë tanë për ne: Evolucioni i tyre, llojet e lotëve dhe karakteristika të tjera të veçanta

Ç’thonë sytë tanë për ne: Evolucioni i tyre, llojet e lotëve dhe karakteristika të tjera të veçanta

Përgjatë evolucionit njerëzor, sytë kanë qenë jetikë për mbijetesën tonë. Ata kanë evoluar që të jenë të rrumbullakët, në mënyrë që të mund të rrotullohen për të dalluar pre të shijshme, apo të ngrihen lart nga mërzia, kur kushëriri juaj flet për herë të katërt, për makinën e tij të re

Për të arritur në këtë pikë, paraardhësit tanë kanë bërë një rrugë të gjatë. Mendohet të jenë zhviluar nga një copë toke e vogël e ndjeshme ndaj dritës në organizmat njëqelizorë që do t’i ndihmonte ata të lëviznin drejt dritës me shpresën për të gjetur ushqim.


Ndërsa krijesat evoluan, kjo copë toke filloi të lakohej përbrenda për të përqendruar më mirë dritën. Dhe tani, një sërë evolucionesh më vonë, ajo që kemi arritur janë dy sfera vezulluese që janë në gjendje të shohin rreth një milion ngjyra. Jo keq, apo jo?

Ne, gjithashtu, mund të jemi edhe pjesë e gjithë idesë “dritarja e shpirtit”, pasi sytë tanë mund të portretizojnë më shumë për emocionet tona sesa mund të mendoni.

Bebja e syrit zgjerohet kur ju jeni të frikësuar, nervozë ose të ngazëllyer. Kjo mund të jetë arsyeja pse sytë tanë zmadhohen kur jemi në kontakt me dikë që na pëlqen.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se edhe të paturit kontakt me sy me një pikturë portet, mund të sjellë një tërësi aktiviteti të trurit.

Sytë tanë janë gjithashtu përgjegjës për një reagim tjetër emocional universal – lotët.

Në të vërtetë, kemi tre lloje lotësh, secili me përbërjen e vet kimike:

– Bazale, të cilat lyejnë syrin.
– Lotët refleks, të shkaktuara nga irritues si pluhuri ose qepa e copëtuar.
– Lotët psikikë, ose emocionalë, ai lloj që shfaqet kur sheh fundin e një filmi të dhimbshëm.

Sytë e njeriut mund të mos jenë perfektë. Pjesë të tyre janë edhe të padobishme, si për shembull: një pjesë në rozë të lehtë në cepat e brendshëm të syve.

Ata tanë nuk janë interesant vetëm fizikisht, por edhe nga ana kulturore.

Syri i Horus mund të simbolizojë Iluminatin për disa, por origjina e tij qëndron në Egjipt, ku syri është një simbol që përfaqëson sakrificën, shërimin dhe mbrojtjen.

Në Turqi, disa besojnë se një vështrim anash mund të shkaktojë dhimbje të vërtetë. Varëset prej qelqi, gjithashtu në formë syri, janë të veshura për tu mbrojtur nga “syri i keq”.

Sidoqofshin sytë tuaj, në ngjyrë të kaltër, të zezë apo kafe, në formë bajame apo rrethore, e rëndësishme është se ata janë unikë. Madje edhe dy sytë e një njeriu janë unikë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ama, të gjithë kemi një të përbashkët: Nuk mundemi kurrsesi të teshtijmë me sytë hapur.

Burimi: BBC, Anabel

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori