LAJMI I FUNDIT:

Çrregullimi sezonal i disponimit: Si të mposhtet kjo formë e depresionit që shfaqet gjatë dimrit

Çrregullimi sezonal i disponimit: Si të mposhtet kjo formë e depresionit që shfaqet gjatë dimrit

Rreth dy milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, dhe gjithsej 12 milionë njerëz përgjatë Evropës veriore besohet të kenë çrregullim sezonal të disponimit – formë e depresionit që karakterizohet me disponim të ulët, luhatje në apetit, probleme me gjumë, etj.

Por, si të trajtohet kjo formë e depresionit? – transmeton Telegrafi.


Bëni ushtrime fizike

Një nga mënyrat më të thjeshta për ta mposhtur çrregullimin sezonal është duke e detyruar vetveten të jeni aktivë, edhe kur moti është i ftohët dhe dita e errët! Hulumtimet tregojnë se qoftë edhe një ecje 15-minutëshe në mes të ditës mjafton për t’i rritur neurotransmetuesit, të cilat ndihmojnë në rritjen e energjisë së trurit dhe rregullimin e ritmeve cirkadiane.

Rekomandohet të ushtroni sa më herët gjatë ditës, në mënyrë që të absorboni rreze natyrale të diellit.

Hani karbohidrate komplekse

Karbohidratet e rafinuara, si pica dhe buka e hudhrës ju japin kënaqësi afatshkurtër, por ju bëjnë të keni disponim më të ulët përgjatë muajve të dimrit. Karbohidratet më komplekse, si brokoli, spinaqi, etj., marrin më shumë kohë për t’u tretur, që do të thotë se nuk shkaktojnë rritje të papritura të niveleve të sheqerit në gjak – rrjedhimisht nuk shkaktojnë luhatje të disponimit.

Konsumoni vaj peshku dhe suplemente të vitaminës D

Vitamina D luan rol të rëndësishëm në rregullimin e disponimit, mirëmbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe forcimin e sistemit të imunitetit, por një nga burimet kryesore natyrale të vitaminës D janë rrezet e diellit. Kjo do të thotë se gjatë muajve të dimrit vështirësohet marrja e kësaj vitamine. Prandaj, është e rekomandueshme që të përdorni suplemente të vitaminës D dhe vajit të peshkut në mënyrë që ta mposhtni depresionin sezonal.

Meditoni

Dr. N orman Rsoenthal, një nga psikiatrit e parë që ka filluar ta hulumtojë çrregullimin sezonal, beson se meditimi e lehtëson atë. Studimet sugjerojnë se duke e relaksuar trupin dhe mendje përmes stimulimit të lirimit të melatoninës, meditimi mund të shpijë në rritje të aktivitetit në korteksin e majtë parafrontal – pjesë e trurit që ndërlidhet me lumturi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori