LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo zgjedhet lojtari i muajit në Arabinë Saudite për herë të dytë rresht

Cristiano Ronaldo zgjedhet lojtari i muajit në Arabinë Saudite për herë të dytë rresht
Reklama

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, ka fituar për herë të dytë rresht çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Ligën Saudite, pas formës së tij të jashtëzakonshme në muajin shtator.

38-vjeçari shënoi pesë gola dhe bëri dy asistime për Al-Nassr në gusht për të marrë çmimin e lojtarit të muajit në Ligën Saudite dhe tani e ka vazhduar këtë në shtator pas pesë golave ​​të tjerë dhe tre asistimeve.


Forma e tij pozitive ka ndihmuar Al-Nassr të ngrihet në vendin e katërt në tabelë me gjashtë fitore radhazi, pasi humbi dy ndeshje në mes të gushtit.

Pavarësisht se është në vitet e fundit të karrierës së tij, portugezi po dëshmon se ka mund të jap ende për botën e futbollit.

Ai jo vetëm që është golashënuesi më i mirë i Ligës Saudite me 10 gola këtë sezon, por ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Portugalisë me pesë gola në fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024.

Ronaldo tashmë ka shënuar më shumë gola për Al-Nassr këtë sezon se sa në 2022-2023, me pesë herë fituesin e Topit të Artë që deri më tash ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje, kundrejt 14 në 19 ndeshje sezonin e kaluar.

"Ju e dini ndikimin që ata kanë" - ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon
Lexo po ashtu "Ju e dini ndikimin që ata kanë" - ish-gjyqtari tregon se çfarë i bëri Real Madridi pasi e ndëshkoi me karton të kuq Cristiano Ronaldon

Al-Nassr do të ketë përballë këtë vikend ekipin e Abhas dhe nësë gjërat ecin siç duhet ata mund të shkojnë në krye të tabelës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mergim Vojvoda pëson aksident komunikacioni, shpëton mrekullisht

Mergim Vojvoda pëson aksident komunikacioni, shpëton mrekullisht

Serie A
Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Përfaqësueset
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

Ligat tjera
Kane emëron dy ekipet që mund të rivalizojnë Manchester Cityn për trofeun e Ligës së Kampionëve

Kane emëron dy ekipet që mund të rivalizojnë Manchester Cityn për trofeun e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
Kalo në kategori