Cristiano Ronaldo sonte mund ta realizojë një tjetër rekord, duke e barazuar Raul Gonzalesin, si lojtari i vetëm që iu ka shënuar 34 klubeve të ndryshime në Ligën e Kampionëve.

Juventusi sonte e pret Lokomotivën e Moskës nga ora 21:00 në Allianz Stadium.


Nëse portugezi e gjen sonte golin, ai do të barazohet kahë për krahë me legjendën e Real Madridit, Raul.

GettyImages 1176883595 Cristiano Ronaldo #7 . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Deri tani CR7 dhe Raul iu kanë shënuar 33 klubeve të ndryshime në garën e Ligës së Kampionëve.

Lokomotiva e Moskës është një nga pak klube që marrin pjesë këtë vit e që Ronaldo nuk iu ka shënuar gjatë karrierës së tij.

GettyImages 1178601917 Cristiano Ronaldo . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Ai aktualisht është shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 130 gola, 66 prej tyre në fazën e grupeve. /Telegrafi/  

telegrafi sport app