LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali me trajnerin Santos dhe pjesën tjetër të kombëtares

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Portugali me trajnerin Santos dhe pjesën tjetër të kombëtares

Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Lisbonë sot (e diel) pas eliminimit befasues të vendit të tij në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022” nga Maroku.

Ronaldo shoqërohet nga nëntë lojtarë të tjerë që qëndrojnë në Katar, pasi Federata Portugeze e Futbollit njoftoi se vetëm 14 lojtarë  do të ktheheshin në kryeqytetin portugez pas humbjes historike 1-0 të së shtunës mbrëma.

Krahas ish-sulmuesit të Manchester Unitedit, në Katar do të qëndrojnë Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Ruben Neves, Rui Patricio, Raphael Guerreiro, Rafael Leao, Joao Cancelo dhe Maheus Nunes.


Nga skuadra fillestare prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës, Danile Pereira dhe Nuno Mendes tashmë ishin tërhequr për shkak të lëndimeve, duke lënë 24 lojtarë në turne – 14 prej të cilëve tani do të kthehen sot në Lisbonë rreth orës 17:15.

Lojtarët do të kthehen në Lisbonë, pavarësisht se ku luajnë me klube, qoftë me Porton (Pepe, Otavio, Diogo Costa), ose jashtë vendit si Ruben Dias (Manchester City) dhe Jose Sa (Wolves).

Ishte një Kupë Bote për t’u harruar për skuadrën e Portugalisë së Fernando Santos, e cila çaloi në çerekfinale ndaj Marokut, të cilët u bënë skuadra e parë afrikane që kalon në gjysmëfinale të një Kupe Botërore.

Por, ishte ndoshta një turne më i keq për kapitenin Ronaldo, i cili kthehet në shtëpi pa klub pasi kontrata e tij me Manchester Unitedin u prish pas intervistës së tij të bujshme me gazetarin Piers Morgan.

Gjatë garës, Ronaldo përsëri rrëmbeu titujt në shumë raste. Së pari, ai u kritikua për mënyrën në të cilën ai fitoi penalltinë kundër Ganës në ndeshjen hapëse të grupeve, përpara se të shënonte një gol kundër Uruguait, i cili u vërtetua se nuk e kishte prekur topin.

Më pas, pasi u la në bankë kundër Zvicrës në 1/8-tën, ai u pa duke u larguar nga fusha i vetëm, ndërsa shokët e tij të skuadrës vazhduan të festonin, dhe kundër Marokut ai u largua nga fusha menjëherë pas vërshëllimës së fundit.

Duke qenë në stol kundër Zvicrës, Ronaldo dështoi të nisë një ndeshje me eliminim direkt në turneun e madh për herë të parë që nga Euro 2008. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori