LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo e konsideronte si talent më të madh se vetja: Fabio Paim, dikur talenti i madh, tani i arrestuar për trafik droge

Cristiano Ronaldo e konsideronte si talent më të madh se vetja: Fabio Paim, dikur talenti i madh, tani i arrestuar për trafik droge

Kur Cristiano Ronaldo prezantohej te Manchester United në vitin 2003, kishte thënë se është një lojtar portugez më i mirë se ai, quhet Fabio Paim.

Si CR7, edhe ai i përkiste akademisë së Sportingur, por nëse Ronaldo përfundoi duke u bërë një legjendë dhe fitoi pesë “Topa të Artë” dhe shumë tituj, karriera e ish-shokut të tij të skuadrës u shkatërrua për shkak të vendimeve të tij të këqija dhe dashurisë së tij për jetën e natës.


Ai aktualisht është në pritje të gjykimit pasi është i akuzuar për trafik droge.

“A mendon se jam i mirë? Ju e thoni këtë sepse nuk e keni parë ende Fabio Paimin”, ishte kjo frazë që Cristiano e lëshoi ​​kur zbarkoi në Old Trafford, duke shtuar se ata ishin miq dhe se shpresonte ta shihte atë së shpejti në Ligën Premier.

Kjo ftesë nga Ronaldo u bë realitet, pasi Fabio Paim u ftua për prova te Chelsea, megjithëse gjithmonë luante te ekipi i rezervave. Futbollisti ishte nën menaxhimin e Jorge Mendes (agjent i Cristianos) dhe Luis Felipe Scolari, drejtonte në atë kohë ekipin nga Londra.

Cristiano Ronaldo, Nani, Simao, Quaresma dhe Fabio Paim, thuhej se ishte gjenerata e ardhshme që do ta dërgojë në majë Portugalinë. Paim premtoi se do të thyej edhe sukseset që ekipi i Eusebios kishte arritur në kohën e tij.

Sidoqoftë, lojtari i talentuar para se të vinte në Londër, jetonte në një lagje të varfër, por të rrezikshme dhe me plot konflikte, i rrethuar nga ndikime të këqija dhe kjo ia komplikoi të ardhmen.

Kontrata e tij e parë ishte 20 mijë euro në muaj plus bonuset, duke bërë që rrethi i tij të krijonte admirim për të.

Por presioni i mediave, teprimi i festave deri në orët e vona, paraqitjet e dobëta në stërvitje dhe fama e vazhdueshme, formuan një kombinim të dëmshëm, që ia shkatërroi edhe karrierën portugezit të talentuar.

Pasi nuk e bindi stafin trajnues të Chelseat për mungesë të motivimit, probleme gjuhësore dhe shqetësimet e tjera, Fabio Paim u kthye në Portugali, pa qëllime të mëdha në jetë dhe u takua me miqësi të rrezikshme që e shtynë atë drejt kokainës.

Blerja e dhjetë makinave luksoze në vetëm katër vite (kryesisht Ferrari ose Lamborghini) filluan të hedhin dyshime, që karriera e tij si futbollist po prishej dhe nuk kishte asnjë shpjegim për këtë gjë se di ndodhi në një kohë aq të shkurtër.

Dashuria e tij për jetën e natës bëri që ai të përfshihej shpejt në biznesin e drogës dhe prostitucionit, duke e lënë futbollin në harresë dhe duke humbur potencialin e tij në këtë sport.

Pas kësaj Fabio Paim u denoncua dy herë për abuzime seksuale të dy femrave dhe gjithashtu ishte në lista të policisë si trafikues i drogës.

Portugez i ri që dikur premtonte në fushën e gjelbër nuk ekziston më, dhe ai tashmë ishte futur nën kthetrat e drogës.

Tani ditëlindjen e 32-të do ta pres në qeli të burgut, pasi është arrestua në vitin 2019.

Në gusht të vitit të shkuar, Policia Portugeze e arrestoi atë për trafik droge në një operacion që përfshinte edhe një kontroll në shtëpinë e tij.

Futbollisti për të cilin Cristiano pretendoi se ishte më i mirë se ai, tani është i arrestuar, pasi një shumë e konsiderueshme parash iu gjetën në shtëpi së bashku me disa kilogramë kokainë.

Fabio Paím tani do të ëndërronte edhe një shans të vogël në futboll, por ylli madh i moshave të Sportingut, humbi gjithçka për shkak të trafikut të drogës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori