Deri më tani, portugezi ka shënuar 146 gola në La Liga, 16 në Kupën e Spanjës, 35 në Ligën e Kampionëve dhe tri në Super Kupën e Spanjës.

Ai ende e ndjek pas Hugo Sanchezin me 208 gola në 281 ndeshje, Puskas (237 në 262), Santillana ( 288 në 645), Di Stefano (307 në 392) dhe Raul (323 në 741).


Prej të gjithë këtyre lojtarëve të përmendur më lartë, Ronaldos i janë dashur më së paku ndeshje për t’i shënuar 200 gola. Raulit iu deshën 405 ndeshje, Hugo Sanchezit 268, Di Stefanos 237, Puskas 209 dhe Santillanas 412.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 33 gola në La Liga këtë edicion dhe është lojtari që ka shënuar më së shumti gola me kokë, gjashtë, duke përcjellur edhe këtë të fundit ndaj Valladolidit. Deri më tani në këtë edicion ai ka shënuar 53 gola në 52 paraqitje në të gjitha garat.

Ylli portugez gjithashtu është lojtari që ka goditur më së shumti shtyllën me gjithsej nëntë goditje, duke përfshirë këtu edhe gjuajtjen e lirë ndaj Valladolidit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app