LAJMI I FUNDIT:

Cravinho: Aderimi i Maqedonisë së Veriut, me rëndësi thelbësore edhe për BE-në

Cravinho: Aderimi i Maqedonisë së Veriut, me rëndësi thelbësore edhe për BE-në

Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Joao Gomes Cravinho në konferencën e sotme për shtyp në Shkup tha se Portugalia përshëndet vendimin për hapjen e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Shefi i diplomacisë portugeze tha se kjo është me rëndësi thelbësore edhe për BE-në.


“Këtu jam për të thënë sërish që Portugalia është këtu edhe më tej për ta mbështetur vendin tuaj. Gjatë gjithë procesit të aderimit në Bashkimin Evropian, mund të llogarisni në mbështetjen tonë politike dhe teknike. Mendojmë se aderimi i Maqedonisë së Veriut është me rëndësi thelbësore jo vetëm për RMV-në dhe rajonin por edhe për BE-në”, pohoi Cravinho.

Kryediplomati portugez theksoi mungesën e marrëveshjeve bilaterale mes Shkupit dhe Lisbonës, duke shtuar se pikërisht në këtë pikë do të intensifikohen punimet.

“Do të thotë në muajt në vijim do të koncentrohemi në përforcimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Në kornizën multilaterale e marrim parasysh detyrën e madhe që ka Maqedonia e Veriut me kryesimin e OSBE-së në vitin 2023”, tha mes tjerash Cravinho.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori