LAJMI I FUNDIT:

Cozman performon midis Tiranës, ja nga kush u shoqërua (Foto)

Cozman performon midis Tiranës, ja nga kush u shoqërua (Foto)
"Midis Tirone", Cozman mbush profecinë e projektit të ri të Noizyt, duke performuar pak kohë pas konfliktit të tyre. Foto: Snapchat

Reperi i Babastars, Cozman, ka performuar bashkë me Skivin në Tiranë mbrëmjen e të shtunës.

Ashtu siç e konfirmoi, ai mbajti fjalën. Shkoi në Tiranë vetëm pak kohë pas konfliktit me reperin nga Shqipëria, Noizyn, në mesin e kërcënimeve të këtij të fundit se “dikush do të mbaj përgjegjësi” për plagosjen e tij dhe të Varrosit në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Cozmanit me Noizyn (Video/Foto)
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përleshjes së Cozmanit me Noizyn (Video/Foto)

Sidoqoftë, kjo nuk ka penguar Cozmanin që i shoqëruar edhe nga Albert Krasniqi, të shkojnë në Shqipëri pa ndonjë problem. Që të dy ishin të involvuar në incidentin me Noizyn ku mbeti i plagosur vet Noizy dhe Varrosi.

"Midis Tirone", Cozman mbush profecinë e projektit të ri të Noizyt, duke performuar pak kohë pas konfliktit të tyre. Foto: Snapchat
“Midis Tirone”, Cozman mbush profecinë e projektit të ri të Noizyt, duke performuar pak kohë pas konfliktit të tyre. Foto: Snapchat

Cozman pak kohë pas incidentit në një intervistë tha se ai dhe Alberti u provokuan dhe se ishin ata dy kundër 15 personave, kurse Noizy në një tjetër paraqitje televizive tha se ai u sulmua, ndonëse në Instagram u shfaq edhe me kërcënime. Kërcënime këto që nuk u lanë përshtypje Cozmanit dhe miqve të tij të afërt.

"Dikush do të mbaj përgjegjësi", ishin fjalët e para të Noizyt pas plagosjes në Prishtinë. Këto fjalë nuk ndikuan aspak që DJ Dirty, bashkpuntor i Cozman, të jetë plot disponim në Tiranë! Foto: Snapchat
“Dikush do të mbaj përgjegjësi”, ishin fjalët e para të Noizyt pas plagosjes në Prishtinë. Këto fjalë nuk ndikuan aspak që DJ Dirty, bashkpuntor i Cozman, të jetë plot disponim në Tiranë! Foto: Snapchat

Në një nga klubet e Tiranës ishte stër mbushur vendi në pritje të Cozmanit dhe Skivit, të cilët edhe performuan hitet e vjetra dhe të reja.

Gjatë ditës, atyre iu bashkangjit edhe Stresi me vet dëshirë, një personazh i cili ka pasur me vite konflikt me Noizyn. Ishte Stresi ai që i vetmi doli publikisht për të përkrahur Cozmanin pas incidentit, gjë që nuk e bënë Getoar Selimi dhe antarë tjerë të Babastars.

Stresi nuk mungon pranë Cozyt sa herë ai është në Tiranë. Reperi ishte i vetmi nga Babastars që e përkrahu pas arrestimit për marijuanë në Shqipëri, por i vetmi që e përkrahu publikisht pas incidentit me Noizyn. Shok i vërtet. Foto: Snapchat

Performanca e Cozmanit në Tiranë përgënjështron raportimet e mediave shqiptare se ai dhe reperët tjerë të Babastars kanë anuluar dhjetëra koncerte.

Skivi shoqëroi Cozmanin në skenë. Ata publikuan Maradonan së fundmi! Foto: Snapchat
Skivi shoqëroi Cozmanin në skenë. Ata publikuan Maradonan së fundmi! Foto: Snapchat

Edhe Noizy pas incidentit ka performuar në Kosovë, teksa reperët duket se nuk janë më të interesuar për konflikt, apo për hakmarrje, por ata vazhdimisht shoqërohen nga shumë miq për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar sa më shumë në punë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori