Përgjatë dy viteve 2020-2021 pandemia Covid-19 e ka cenuar rëndë shëndetin e popullatës dhe përmbysi gjithashtu edhe progresin që Shqipëria kishte bërë në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se jetëgjatësia në vitin 2021 arriti në 76.5 vite nga 79 vite që ishte në vitin 2019 para pandemisë. Nga viti 2019 në vitin 2021 jetëgjatësia e shqiptarëve është shkurtuar me 2.5 vite, një nga normat më të larta në Evropë.
Jetëgjatësia në lindje tregon numrin e viteve që një fëmijë i sapolindur pritet të jetojë. Në vitin 2021 jetëgjatësia e pritur u vlerësua 74.4 vjeç për meshkujt dhe 78.7 vjeç për femrat.
Jetëgjatësia në lindje ka ardhur përgjithësisht duke u rritur nga viti 2011 deri në vitin 2019, me gra që kanë prirje për të jetuar më gjatë, por jetëgjatësia në lindje ka shënuar ulje në vitet 2020-2021, e ndikuar nga rritja e numrit të vdekjeve prej efekteve të pandemisë Covid-19.
Femrat shqiptare të lindura në vitin 2021 pritet të jetojnë 4.3 vite më shumë sesa meshkujt shqiptarë të lindur në të njëjtin vit.
Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42 për qind.
Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33 për qind.
Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.
Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.
Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve.
Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor. /Monitor/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pamje nga vila e Milan Radoiçiqit në veri, Sveçla: Po dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë 'luftëtar lirie' por për një Pablo Escobar të rajonit

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i deklaron fajtorët viktima

Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Automjete, argjend, motorë, anije, 7 DVR, dronë – Gjithçka u sekuestrua gjatë aksionit policor në veri

Babai i Triumf Rizës: Enver Sekiraqa është vrasësi, jo ai që po rri në burg

Kryhet autopsia e trupave të pajetë të sulmuesve në Banjskë të Zveçanit, por ende nuk është bërë identifikimi i tyre

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët