LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, sëmuret njëri nga pjesëmarrësit – ndalen provat e vaksinës së universitetit të Oksfordit

COVID-19, sëmuret njëri nga pjesëmarrësit – ndalen provat e vaksinës së universitetit të Oksfordit

Provat përfundimtare të vaksinës së COVID-19 të realizuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca janë ndalur për një moment. Kjo pauzë vjen pasi njëri nga pjesëmarrësit u sëmur, thuhet në mediat e huaja.

AstraZeneca e përshkroi këtë ndalesë si një pauzë rutinë në rastin kur kemi të bëjmë me sëmundje të pashpjegueshme si rasti i COVID-19. Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën.

Vaksina e universitetit të Oksfordit shikohet si një pretendente e fortë ne mesin e dhjetërave të tjera që po zhvillohen njëkohësisht. Por sa afër krijimit të një vaksine jemi?

Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe të 2. Kalimi i vaksinës në fazën 3 të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Provat e fazës 3 në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori