LAJMI I FUNDIT:

Correa drejt largimit nga Interi, e kërkojnë tri skuadra të mëdha spanjolle

Correa drejt largimit nga Interi, e kërkojnë tri skuadra të mëdha spanjolle

Joaquin Correa mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim.

Sulmuesi argjentinas ishte i huazuar te Neroazzurët për gjashtë milionë euro, por që Inter është i detyruar ta blej kartonin e tij nga Lazio për 23 milionë euro të tjera më 1 korrik.

Megjithatë e ardhmja e tij duket larg Serie A, pasi tri skuadra spanjolle janë duke tentuar transferimin e tij.


Reprezentuesi argjentinas nuk ka mundur të shfaqë gjithë potencialin e tij te Neroazzurët duke mbetur vetëm një zgjedhje nga banka për trajnerin Inzaghi.

Megjithatë mund të ndodhë që gjatë afatit kalimtar të verës Correa të rikthehet përsëri në Spanjë, ku kaloi dy sezone te Sevilla.

Valencia, Real Betis dhe Sevilla janë tri skuadrat spanjolle që janë interesuar për transferimin e Correas.

Interi është gati ta shes argjentinasin, por shpreson se do të vije një ofertë rreth 30 milionë euro.

Kujtojmë që sulmuesi argjentinas këtë edicion shënoi gjashtë gola e dhuroi dy asistime në 38 ndeshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori