Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë konfirmuar një rast të ri të infeksionit të coronavirusit në Kaliforni, shenjë kjo që tregon se virusi po përhapet brenda një komuniteti amerikan.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar rastin të mërkurën në mbrëmje, ndërsa bëhet e ditur se personi në Kaliforninë Veriore nuk kishte udhëtuar në ndonjë vend të prekur nga coronavirusi, dhe nuk ka pasur lidhje me ndonjë pacient tjetër të infektuar.
Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, 60 personat e infektuar nga virusi në SHBA kishin udhëtuar jashtë vendit, dhe kanë pasur lidhje të ngushta me ata që udhëtonin.
Rastet e mëparshme në SHBA përfshijnë 14 persona që udhëtuan nga zonat e shpërthimit në Kinë, ose u kontraktuan nga bashkëshortët e tyre; tre persona që ishin evakuuar nga qyteti qendror Wuhan, dhe 42 pasagjerë që ishin të vendosur në karantinë në anijen japoneze “Diamond Princess”.
Presidenti amerikan Donald Trump, e ka emëruar Mike Pence përgjegjës për rastet e coronavirusit në SHBA.
San Francisco dhe Orange County kanë deklaruar urgjenca lokale të martën, megjithëse nuk kishte raste të konfirmuara në mesin e banorëve, vendimi lejonte zyrtarët të hapnin fondet dhe të drejtonin koordinimin mes departamentëve.
“Virusi po përhapet në pjesë të reja të botës çdo ditë, dhe jemi duke ndërmarrë hapat e nevojshme për të mbrojtur San Franciscon”, ka thënë kryetari i bashkisë London Breed. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli sulmon Iranin me raketa
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, gjenerali amerikan shpjegon se cili ishte "mesazhi i Tel Avivit për Teheranin"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi