Kina pret që rreth 160 milionë të punësuar të kthehen në punët e tyre javën e ardhshme, ndërsa vendi kërkon të frenojë ndikimin ekonomik të coronavirusit të ri.
CNN shkruan se e marta e ardhshme shënon fundin zyrtar të periudhës së Vitit të Ri hënor, një datë gazmore në kalendarin kinez, eklipsuar këtë vit nga një virus që ka marrë më shumë se 1,110 jetë në Kinë.
Mobilizimi i madh i njerëzve vjen përkundër paralajmërimeve të mëparshme për qytetarët për të shmangur turmat e mëdha.
Në një konferencë shtypi, zyrtarët kinezë thanë se do të merren masa për të zvogëluar rrezikun e transmetimit.
Këto masa përfshijnë kufizimin e numrit të udhëtarëve në trena dhe autobusë, përmirësimin e sterilizimit të transportit publik dhe kryerjen e kontrolleve të temperaturës së pasagjerëve.
1.638 raste të konfirmuara të virusit, të quajtur Kovid-19, u raportuan dje në fokusin e epidemisë Hubei në Kinën qendrore. Kjo është më pak se një ditë më parë, që tregon se përhapja e virusit mund të jetë stabilizuar në provincën qendrore. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës
Një fragment i një komete ndriçoi qiellin mbi Spanjë dhe Portugali
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251