LAJMI I FUNDIT:

Copenhagen Flames, fituesit e series #1 në GjirafaGG CCT

Copenhagen Flames, fituesit e series #1 në GjirafaGG CCT

Sot, më 24 tetor, ka përfunduar edhe sezoni i parë i Gjirafagg Champion of Champions Tour (CCT). Pas më shumë se 70 ndeshjeve dhe katër fazave të turnirit, më në fund është kurorëzuar kampion i i kupës së parë, ekipi me originë nga Danimarka, COPENHAGEN FLAMES me një rezultat 2:1 kundër ekipit MONTE ESPORTS.

Pavarësisht që roundi i parë, luajtur në Dust2, i takoi ekipit MONTE (5:16), COPENHAGEN FLAMES u rikthyen fuqishëm përgjatë roundit të dytë (Map: Ancient) me vetëm 6 pikë epërsi (16:10) dhe më pas dominuan në map të tretë me rezultat përfundimtar 16:5 (NUKE).

View this post on Instagram

A post shared by GjirafaGG (@gjirafagg)

Rankimi i ekipeve për këtë turnir, si dhe çmimet e fituara, prej një prize pool total prej $50,000 është si më poshtë:

Vendi Ekipi CCT South Europe – Online Series #1
1 COPENHAGEN FLAMES $22,000
2 MONTE ESPORTS $10,000
3-4 TRICKED ESPORTS $5,000
FORZE $5,000
5-8 HAVU GAMING $2,000
WEBSTERZ $2,000
ALTERNATE ATTAX $2,000
TEAM SPIRIT $2,000
Total   $50,000

Të gjitha ekipet kanë marrë pikë që do të t’u ndihmojnë atyre për kualifikimin në LAN studio finalen që do të mbahet më 6 – 8 korrik 2023 për prize pool prej $100,000, si dhe kanë fituar pikë që do të ju ndihmojnë atyre të kualifikohen në garën ndërkombëtare Champions of Champions Tour për prize pool prej $3,400,000.

MVP, apo lojtari më i mirë i kësaj loje u shpallë, Iulian ‘regali’ Harjău me rating 1.27 nga 2 dhe 63 kills.

Deri në përfundim të turneut të CCT do të mbahen edhe tri kupa të tjerë me prize pool individual prej $50,000. Kupa e dytë e GjirafaGG CCT do të fillojë më 12 dhjetor të 2022 dhe pritet të zgjasë deri më 2 shkurt 2023.

Të gjitha ndeshjet e kupës së parë të Gjirafagg CCT dhe ndeshjet e ardhshme mund t’i ndiqni live në GjirafaVideo, si dhe mund të informoheni për rezultatet e lojës, lojtarët më të mirë për çdo ndeshje dhe informata të tjera të rëndësishme mund t’i gjeni në Facebook, Twitter, Instagram dhe TikTok.

GG komunitet i Esportit!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori