LAJMI I FUNDIT:

Conte nuk e sheh si finale ndeshjen ndaj Dortmundit

Conte nuk e sheh si finale ndeshjen ndaj Dortmundit
Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte është deklaruar për herë të fundit para ndeshjes së Interit me Borussia Dortmundin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Giuseppe Meazza, ndërsa trajneri i Nerazzurëve ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Ta cilësosh si finale më duket e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të fortë, por thjeshtë një ndeshje”, ka thënë Conte.

“Finalet do të vijnë më vonë. Kemi vetëm një ditë për të përgatitur ndeshjen. Duhet të bëjmë kujdes për të mos humbur topa. Kundër Sassuolos, nga tre topa të humbur pësuam tre gola”.

“Nuk dua të flas për mungesa e mia, po as dhe për ata të të tjerëve. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Ata janë shumë të zotë në kundërsulm. Kanë lojtarë me teknik dhe kualitet. Duam të imponojmë mënyrën tonë të futbollit dhe të marrim përsipër rreziqe si me Sassuolon”.

Dortmundi me dy mungesa të mëdha në përballjen me Interin
Lexo po ashtu Dortmundi me dy mungesa të mëdha në përballjen me Interin

“A mjafton vetëm loja e mirë me Barcelonën? Nuk e di. Duhet të kemi vazhdimësi në prezantimet tonë. Nesër duhet të japim gjithçka deri në fund të ndeshjes. Championsi është i vështirë, jemi duke nisur një rrugëtim për të fituar më shumë eksperiencë”, ka shtuar më tej strategu i Interit.

Dortmundi aktualisht është lider i Grupit F me katër pikë, aq sa ka edhe Barcelona, dnësra Interi dhe Slavia Praga kanë nga një. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori