LAJMI I FUNDIT:

Conte mbeti i shtangur nga ‘injorimi’ i Hojbjerg në fitoren dramatike ndaj Cityt

Conte mbeti i shtangur nga ‘injorimi’ i Hojbjerg në fitoren dramatike ndaj Cityt

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte u befasua dukshëm nga vendimi i Pierre-Emile Hojbjerg për të injoruar përqafimin e tij festiv pas vërshëllimes së fundit.

Reklama

Spurs siguruan një fitore kundër liderëve të Ligës Premier, Manchester City, të shtunën pasdite, me golat e Dejan Kulusevski dhe Harry Kane (që shënoi dy herë) që vulosën një fitore dramatike në Etihad.

Ishte një fund emocional i një ndeshjeje të mbushur me aksione dhe pas vërshëllimes së plotë, Conte i kënaqur donte të lavdëronte secilin nga lojtarët e tij pas një paraqitje luftarake.

Conte i lumtur me fitoren ndaj Man Cityt
Lexo po ashtu Conte i lumtur me fitoren ndaj Man Cityt

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit u pa duke u përqafuar me Ryan Sessesgnon kur kamerat e Sky Sports e kapën atë.

Dhe pak sekonda më vonë, Conte iu afrua mesfushorit Pierre-Emile Hojbjerg, por ndërsa ai hapi krahët për të dhënë një përqafim të madh, ndërkombëtari danez ktheu shpinën dhe u largua – një moment që e la italianin të habitur.

Siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, Conte nuk dukej shumë i kënaqur pas incidentit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga “i pa denjë deri te GOAT”, renditen legjendat e Real Madridit dhe Barcelonës për nga ndikimi në El Clasico

Nga “i pa denjë deri te GOAT”, renditen legjendat e Real Madridit dhe Barcelonës për nga ndikimi në El Clasico

La Liga
Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

Mesazhi i Ancelottit për Arda Gulerin, pas lëndimit të ri

La Liga
Situatë e pazakontë te Aston Villa: Lojtarët ankohen në fanella

Situatë e pazakontë te Aston Villa: Lojtarët ankohen në fanella

Premier League
Vedat Muriqi i shënon Barcelonës gol të bukur pas vetëm tetë minutash

Vedat Muriqi i shënon Barcelonës gol të bukur pas vetëm tetë minutash

La Liga
Grabitet shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Sevilje, katër fëmijët e tyre gjendeshin brenda

Grabitet shtëpia e Sergio Ramos dhe Pilar Rubio në Sevilje, katër fëmijët e tyre gjendeshin brenda

Ndërkombëtare
Xavi ankohet për ‘gabimin fëmijëror’ në barazimin ndaj Mallorcas

Xavi ankohet për ‘gabimin fëmijëror’ në barazimin ndaj Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori