LAJMI I FUNDIT:

Conte ka vendosur ta mbajë Eriksenin, e konfirmon pas golit fantastik që e shënoi nga gjuajtja e lirë

Conte ka vendosur ta mbajë Eriksenin, e konfirmon pas golit fantastik që e shënoi nga gjuajtja e lirë
(Foto: Twitter/Inter)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, pret që Christian Eriksen të qëndrojë te zikaltrit, përkundër spekulimeve të vazhdueshme për largimin e tij.

Mesfushori që u transferua nga Tottenham Hotspur në janarin e kaluar, u inkuadrua në pjesën e dytë të derbit ndaj Milanit dhe e shënoi golin e fitores me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë në minutat shtesë.


Danezi ka vuajtur prej se iu bashkua Nerazzurrëve dhe e kishte kërkuar largimin, ashtu që është vënë në listën e shitjeve nga shefi ekzekutiv, Giuseppe Marotta.

Megjithatë, pas fitores ndaj Rossonerëve në Kupën e Italisë, Conte ka thënë që nuk e dëshiron largimin e tij.

Mes shumë përplasjeve e fyerjeve - Interi eliminon Milanin nga Kupa e Italisë
Lexo po ashtu Mes shumë përplasjeve e fyerjeve - Interi eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

“Tash e një muaj po e them të njëjtën gjë: ‘Kjo është skuadra e Interit’. Askush nuk do të vijë, askush nuk do të largohet. Vazhdoj ta them këtë, por duket se askush nuk po më beson”.

(Foto: Twitter/Inter)

“Po punojmë me Eriksenin në aspektin teknik për të gjetur alternativë për (Marcelo) Brozovic, sepse nuk e kemi dikë të tillë në skuadër”

“Christian është një djalë shumë inteligjent, ka cilësi, është pjesë e projektit dhe jam i gëzuar që e shënoi atë gol… Është shumë i turpshëm, prandaj shpresoj që ky gol ta shkundë dhe ta nxjerrë nga mburoja e tij”, ka deklaruar trajneri për RAI Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori