LAJMI I FUNDIT:

Conte: Fitore e merituar, na nevojiten edhe 29 pikë për titullin

Conte: Fitore e merituar, na nevojiten edhe 29 pikë për titullin

Antonio Conte e ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij në ndeshjen e fituar ndaj Swanseat, fitore kjo e merituar sipas italianit.

Chelsea ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj skuadrës nga Uellsi, falë golave të spanjollëve, Cesc Fabregas, Pedro Rodriguez dhe Diego Costa.


Kjo fitore e ka lumturuar shumë trajnerin italian të Chelseat, i cili e ka cilësuar si shumë të merituar, por ka vazhduar të theksoj që titulli ende nuk është fituar dhe nuk ka rëndësi që skuadra e tij gjendet 11 pikë përpara vendit të dytë.

Chelsea i kthehet fitoreve në Ligën Premier, marshon drejt titullit (Video)
Lexo po ashtu Chelsea i kthehet fitoreve në Ligën Premier, marshon drejt titullit (Video)

Sipas Contes, skuadrës së tij i nevojitet edhe 29 pikë për të siguruar titullin kampion të Ligës Premier, ndërsa kjo vjen duke vazhduar të punojnë fortë sikurse deri më tani.

“Nuk janë vërtetë 11 pikë, ekipet tjera kanë ende për të luajtur, mua më pëlqen të them këtë se ne kemi nevojë edhe për 29 pikë për të fituar ligën dhe në qoftë se jemi në gjendje që tani e deri në fund të marrim 29 pikë për tu siguruar që ne kemi fituar titullin”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Njëzet e nëntë pikë janë shumë. Ka 12 ndeshje deri në fund, por e përsëris se është e rëndësishme që të vazhdojmë të punojë në këtë mënyrë dhe të ketë këtë angazhim nga lojtarët e mi. Lojtarët e mi e meritojnë këtë”, përcjell Telegrafi.

Chelsea 3-1 Swansea, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Chelsea 3-1 Swansea, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne e dominuam lojën, unë nuk e shoh ndonjë moment të mirë për Swansean, ne kemi luajtur shumë mirë dhe kemi krijuar shanse të mëdha”, shtoi italiani.

“Sigurisht që Azpi e preku topin me dorë, por ai ishte shumë i afërt. Ne merituam shumë për të fituar këtë lojë, unë jam shumë i lumtur për lojtarët e mi”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, Chelsea prinë renditjen me 63 pikë apo 11 më shumë se Manchester City në vend të dytë, por me një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Lajm i hidhur për Arsenalin para formatit të ri në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Rritja graduale e Arbër Hoxhës - nga Istogu te ftesa për Euro 2024

Bardh Maxhuni
Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Fituesit e ligave mund të përjashtohen nga Championsi për shkak të një rregulli të çuditshëm

Liga e Kampionëve
Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Formacioni me lojtarët që kanë mbetur jashtë Euro 2024 – përfshirë yjet e Real Madridit, Arsenalit dhe Man City

Përfaqësueset
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

Ancelotti zbulon klubin ku do të pensionohet si trajner

La Liga
Kalo në kategori