Stafi i Spitalit Sinai-Grace në Detroit ka treguar një histori tronditëse në lidhje me kushtet në të cilat punojnë me pacientë me coronavirus.
Spitali është aq i mbushur me pacientë sa stafi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të vendosë katër në një dhomë, megjithëse është e zakonshme që të mos ketë më shumë se dy.
Për shkak të mungesës së hapësirës, pacientët me respiratorë shtrihen në korridore ku përzihen me njerëz që sapo kanë ardhur për të kërkuar ndihmë për ndonjë arsye tjetër.
Infermierët thanë se panë që dy njerëz vdisnin në shtretërit në korridor. Një pacient vdiq sepse thjesht askush nuk kishte kohë ta arrinte për të parë se ai nuk kishte puls.
Për shkak të situatës së padurueshme, shtatë infermierë nuk pranuan të vazhdojnë punën e tyre të shtunën në mbrëmje, derisa “përforcime” u dërguan atyre në formën e infermierëve nga spitalet e tjera.
Miçigan është shteti i tretë më i madh amerikan me numrin e rasteve të infeksionit coronavirus.
Më pak se një muaj më parë, ishin 300 prej tyre, dhe tani ka më shumë se 20.000.
Problemi për spitalin Sinai-Grace është fakti që ndodhet pranë disa shtëpive pleqsh që janë infektuar gjithnjë e më shumë dhe po vijnë për ndihmë.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Ne i vendosim pacientët në salla operative, korridore dhe të gjitha hapësirat që mund të përdorim. Ne nuk dimë se sa më shumë mund të bëjmë. Njerëzit po mbarojnë energjinë”, tha drejtori i spitalit Brian Taylor.
Katër anëtarët e stafit që folën në mënyrë anonime për CNN thanë se dëgjuan tinguj nga respiratorët në korridoret, por thjesht nuk u arrit të vizitojnë të gjithë pacientët.
“Pacientët që janë në një gjendje shumë të rëndë dhe që kanë simptoma të dukshme të coronavirusit nuk mund të reanimohen, pasi janë në gjendje të dobët dhe rreziku i infeksionit është shumë i madh”, thanë ata.
“Spitali duket si një zonë lufte. Pacientët janë kudo, gjithashtu pajisje. Ka kaos, mjekë dhe infermierë po vrapojnë përreth. Është e tmerrshme”, tha një punonjës i spitalit. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit