LAJMI I FUNDIT:

Çmimin ndërkombëtar “James Dyson” e fiton pajisja e cila e detekton kancerin e lëkurës (Foto)

Çmimin ndërkombëtar “James Dyson” e fiton pajisja e cila e detekton kancerin e lëkurës (Foto)

Një pajisje e lirë e cila mund ta detektojë kancerin e lëkurës e ka fituar çmimin ndërkombëtar “James Dyson”.

Pajisja e quajtur “sKan” është shpikur nga katër kanadezë të cilët kanë diplomuar në inxhinieri nga Universiteti McMaster, transmeton Telegrafi.

sKan është shumë e lehtë për t’u përdorur, përbëhet nga komponentë që nuk kushtojnë shtrenjtë, ndërsa me të mund të detektohet sëmundja shumë lehtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se një në tri raste të kancerit anë e mbanë botës janë të diagnostikuar me kancer të lëkurës.

Në foto: Katër kanadezët, të cilët janë krijuesit e pajisjes sKan

Themeluesi i kompanisë ‘Dyson’, pra James Dyson, ka thënë se sKan e ka merituar këtë çmim për shkak se është një pajisje tejet e zgjuar e cila mund të shpëtojë jetë anë e mbanë botës.

Kanadezët Michael Takla, Rotimi Fadiya, Prateek Mathur dhe Shivad Bhasvar janë shpërblyer me 40,000 dollarë për ta zhvilluar këtë pajisje; e cila shfrytëzon senzorë të temperaturës për të ndihmuar në detektimin e hershëm të melanomës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori