LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bie në 69.78 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës bie në 69.78 dollarë për fuçi
????????????????????????????????????

Gjatë tregtimit aziatik çmimi i naftës bie në 69.78 dollarë për fuçi pasi investitorët konsideruan lajmin se Organizata e Prodhimit të Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) rriti prodhimin me 70 mijë fuçi në ditë.

Rritjet e mëtejshme të furnizimit mund të kompensonin ndërprerjet e prodhimit. Çmimet e naftës të hënën kanë marrë disa mbështetje, pasi shqetësimet e investitorëve mbi furnizimin botëror të naftës së papërpunuar, pasi investitorët vazhduan të peshojnë ndërprerjet e furnizimeve në Arabinë Saudite dhe prodhimin në rënie nga Venezuela, Irani dhe Libia, përcjell Telegrafi.


Arabia Saudite njoftoi më parë se do të pezullonte dërgesat e naftës përmes pikës të Bab el-Mandeb, pasi rebelët Houthi në Jemen sulmuan cisternën e naftës në Detin e Kuq. /Telegrafi/