Trendet janë të tilla që sigurisht që mund të priten rritje të konsiderueshme të çmimeve të gomave për vetura.

Gjegjësisht, në pothuajse të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të çmimeve.

Kostoja e gomës natyrore në gjysmën e parë të vitit 2021 ishte mesatarisht 57 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Rritja e çmimeve të naftës do të thoshte që çmimi i gomës sintetike në gjashtë muajt e parë ishte 66 për qind mbi mesataren e vitit 2020. Çmimi i energjisë elektrike u rrit me 154 për qind krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për vendet ku prodhohen goma.

Gjithashtu, tarifat e transportit në transportin e kontejnerëve u rritën me më shumë se 200 për qind.

Rritja e çmimeve të gomave në Evropë ka ndodhur tashmë këtë vit. Sidoqoftë, në gjysmën e dytë të vitit, gomat pritet të jenë shumë më të shtrenjta. /Telegrafi/