LAJMI I FUNDIT:

Me çmim të lirë, shet të gjitha gjërat e gruas tradhtare (Foto)

Me çmim të lirë, shet të gjitha gjërat e gruas tradhtare (Foto)

Një burrë i frustruar, ka vënë në shitje të gjitha gjërat që i përkisnin gruas së tij, pasi ajo e tradhtoi me një tjetër.

Koleksionin e rrobave dhe këpucëve ai po e ofron përmes internetit, për një çmim minimal prej 185 funtesh, ndërsa shuma fillestare e veturës së vogël është 1,320 funte.


Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit nga Britania e Madhe, i cili medoemos dëshiron t’i shes gjërat që i përkisnin ‘gruas që i theu zemrën’, ose përndryshe do t’i djeg, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha këto gjëra janë të gruas time lavire dhe i dua jashtë shtëpisë sime. E urrej edhe veturën e saj dhe dua ta kem larg nga oborri”, e përshkruan ai ofertën që e ka lënë në eBay.

Deri më tani, ai ka marrë shumë oferta dhe pritet që së shpejti t’i shiten të gjitha gjërat që i përkisnin gruas që e tradhtoi me trajnerin personal nga palestra. /Telegrafi/

tradh01

tradh02

tradh03

tradh04