Real Madridi ka arritur të përmbysë gjithçka në duelin që po luhet ndaj Olympiacosit në Greqi në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kampionëve dhe tani po udhëheqë me dy gola epërsi.

Pasi u gjendën fillimisht në disavantazh pas një goli të shënuar nga Chiquinho për vendasit për 1-0 në minutën e tetë, ‘Los Blancos’ u këndellën dhe arritën të rikthejnë rezultatin në favorin e tyre.


Mbappe shënoi fillimisht në minutën e 22-të golin e tij të parë për të barazuar gjithçka në 1-1 pas një super asistimi nga Vinicius Junior.

Vetëm dy minuta më vonë, Mbappe realizoi sërish, kësaj radhe me kokë për rezultatin 2-1 pas një harkimi nga Arda Guler.

Për të kompletuar het-trikun, Mbappe realizoi në minutën e 29-të pas një asistimi fantastik nga Eduardo Camavinga për 3-1.

Real Madridi në ndërkohë realizoi edhe një herë tjetër me Vinicius Junior në minutën e 33-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje./Telegrafi/

telegrafi sport app