Sipas një lajmi të botuar në Mayo Clinic mesatarja e rrahjeve të zemrës në minutë për një njeri është 60-100 rrahje. Specialistët shpjegojnë se shpejtësia e ulur e rrahjeve të zemrës tek një njeri i shëndetshëm tregon për një funksionim jo të mirë të saj.
Duke ditur shpejtësinë e rrahjeve të zemrës mund të informoheni rreth shëndetit të zemrës suaj dhe të parandaloni sëmundjet e mundshme.
Nën shpejtësinë e ulur apo të ngritur të rrahjeve të zemrës mund të fshihet një problem. Prandaj nëse rrahjet e zemrës suaj janë nën 60 apo mbi 100 duhet të shkoni menjëherë tek doktori.
Për të matur rrahjet e zemrës mjafton të kontrolloni pulsin. Mbajeni dorën të hapur ndërsa dy gishtat e dorës tjetër veçanërisht gishtin e madh të dorës vendosini mbi kyç.
Ose mund të vendosni tre gishtërinjtë tek qafa, nga ana e tubit të frymëmarrjes. Kur ta ndjeni pulsin numëroni rrahjet e zemrës për 10 sekonda, transmeton Telegrafi.
Ndërsa kryeni këta praktika mos harroni që faktorët e mëposhtëm ndikojnë tek rrahjet e zemrës: niveli i aktivitetit, shkalla e ushtrimeve, temperatura e mjedisit, mënyra e qëndrimit (p.sh qëndrimi në këmbë apo shtrirë), ndjenjat, emocionet, gjerësia e trupit, përdorimi i ilaçeve te ndryshme.
Një studim i ri bën të ditur se rrahjet e zemrës mund të përdoren si një ‘test i vdekjes’, për të parashikuar shanset që të keni atak kardiak në dy dekadat e ardhshme.
Megjithatë doktorët thonë se personat me një nivel të ulët të rrahjeve të zemrës janë më të shëndetshëm, dhe është hera e parë që flitet për një rrezik sasior.
Njerëzit, zemra e të cilëve ka 80 rrahje në minutë, janë 45% më të favorizuar të vdesin nga ndonjë sëmundje në 20 vitet e ardhshme, krahasuar me ata që kanë një rrahje zemre më të ngadaltë, rreth 45 rrahjë në minutë.
Pjesa më e madhe e njerëzve kanë një nivel të rrahjes së zemrës mes 60- 100 rrahje në minutë, por zemra e atletëve profesionistë rreth rreth 40 herë në minuta.
Studiuesit thonë se rreziku për të vdekur nga ndonjë sëmundje apo ndonë arsye shëndetësore rritet me rreth 9 % për çdo 10 rrahje për minutë mbi normën. Shanset për të vuajtur nga një infarkt në zemër rritet me 8%. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën