LAJMI I FUNDIT:

“Çka janë vërshimet e shpejta?”, flet eksperti i emergjencave

“Çka janë vërshimet e shpejta?”, flet eksperti i emergjencave
Foto: Ilustrim

Pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik se në Kosovë reshjet e shiut mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti ka treguar se çka janë këto vërshime.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt.


“Kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, ka thënë ai.

Reshjet e shiut, IHK: Në disa zona mund të shkaktohen vërshime të shpejta  
Lexo po ashtu Reshjet e shiut, IHK: Në disa zona mund të shkaktohen vërshime të shpejta  

Ahmeti theksoi se institucionet emergjente duhet të jenë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët aty ku paraqitet nevoja.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur gjatë se sot në Kosovës gjatë orëve të paradites kanë filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intensitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perëndimore, qendrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta. /Telegrafi/