LAJMI I FUNDIT:

Çka e nxit progresin?

Çka e nxit progresin?

Ndryshimet nxisin progres. Gjërat shkojnë përpara dhe zhvillohen për shkak të tyre. Të gjithë kemi kërkesa. Dëshirojmë t’i përmirësojmë financat, vendin e punës, partnerin, shtëpinë etj. Të gjithë e dimë se asgjë nuk do të përmirësohet vetvetiu.

Që këto t’i bëjmë të ndodhin, gjërat duhet t’i bëjmë ndryshe. Pa ndryshim, nuk ka përmirësim. Ndryshimet do të të sjellin zgjedhje të reja për lumturinë dhe përmbushjen e kërkesave tua.

Çdo ndryshim është një faqe kthese. Bëhet fjalë për mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri. Ndryshimet sjellin fillime të reja dhe emocione në jetë. Imagjinoje një njeri i cili për vite me radhë është duke i bërë të njëjtat gjëra në të njëjtën kohë. Ai drejton një jetë krejtësisht të shurdhër, jashtëzakonisht të parashikueshme dhe jo interesante.

Kështu do të ishte jeta jote pa ndryshime dhe përmirësime.

“Në këtë botë është më së paku e rëndësishme se ku gjendemi, por në cilin drejtim po shkojmë!”

~Oliver Venel Holmes~

Në këtë libër do të gjesh shumë gjëra që tashmë i di, por që nuk i praktikon.

Rezervo librin tënd në: sales@denisgafuri.com apo +383 49 893 693

Artikull i sponzorizuar