LAJMI I FUNDIT:

Çka bëjnë njerëzit e suksesshëm para orës 7:30 të mëngjesit

Çka bëjnë njerëzit e suksesshëm para orës 7:30 të mëngjesit

Njerëzit e suksesshëm kanë përjetuar sfida të ndryshme në jetë, por të gjithë ata kanë diçka të përbashkët: aty ku tjerët shohin barriera apo pengesa, të suksesshmit shohin vetëm sfida të cilat mund të kalohen.

Vetëbesimi i tyre gjatë periudhave të mundimshme vjen nga aftësia për të mos e marrë për bazë negativitetin që nuk i lë të përparojë shumicën e njerëzve, transmeton Telegrafi.



Pengesat nuk e bllokojnë rrugën; ato janë vetë rruga”


Kjo perspektivë iu ndihmon njerëzve të suksesshëm të mendojnë ndryshe nga tjerët, gjë e cila është e rëndësishme sepse nëse mendoni si çdo njeri tjetër, pavarësisht sa të mençur apo sa përvojë keni, ju do të dështoni si tjerët.

Duke menduar ndryshe nga tjerët dhe duke u larguar nga ‘kopeja’, njerëzit e suksesshëm arrijnë t’i tejkalojnë limitet e tyre.

E tërë kjo fillon me rutinën e tyre të mëngjesit. Ja si i shpenzojnë njerëzit e suksesshëm orët e para të zgjimit nga gjumi:

Pijnë ujë me limon
Konsumimi i ujit me limon posa të zgjoheni i rritë nivelet e energjisë, mendërisht dhe fizikisht. Duke e përmirësuar absorbimin e nutrientëve në stomak, uji me limon ju jep një ndjenjë energjie e cila zgjatë gjatë tërë ditës. Këtë duhet ta konsumoni në stomak të zbrazët për t’u siguruar se absorbohet e gjitha, ndërkaq duhet të pritni 15 minuta para se të hani diçka.

Bëjnë ushtrime fizike
Richard Branson, Tim Cook dhe Bob Iger zgjohen para orës 6:00 të mëngjesit për t’i kryer ushtrimet fizike. Përderisa kjo mund t’ju duket paksa e çmendur, shkencëtarët e mbështesin këtë gjest.

Distancohen nga puna dhe obligimet
Howard Schultz e fillon ditën duke iu dërguar e-mail motivues punëtorëve, ndërsa pas kësaj, ai distancohet nga puna dhe ia dedikon kohën e tij familjes dhe ushtrimeve fizike. Kur zgjoheni nga gjumë dhe menjëherë zhyteni në e-maile, mesazhe dhe Facebook, shanset janë shumë të mëdha se do ta humbni përqendrimin.

Hanë mëngjes të shëndetshëm
Duke ngrënë mëngjes të shëndetshëm, ju gjithmonë do të jeni para tjerëve. Personat që hanë mëngjes janë më pak të prirë të jenë obezë, kanë nivele më stabile të sheqerit në gjak, e gjithashtu kanë tendenca të jenë më pak të uritur gjatë ditës.

I caktojnë synimet e ditës
Benjamin Franklin ishte i fiksuar pas planifikimit të ditëve të tij. Çdo mëngjes zgjohej në orën 4:00 dhe e caktonte një ‘orar ditor’. Ky është mesazh i qartë që duhet marrë nga shprehia e Franklinit: vendosja e synimeve ditore i shpërblen individët. /Telegrafi/