LAJMI I FUNDIT:

Civilët në Çeki mund të qëllojnë ndaj terroristëve

Civilët në Çeki mund të qëllojnë ndaj terroristëve

Parlamenti çek sot miratoi një amendament kushtetues, që është në kundërshtim me rregullat e BE-së, mbi kontrollin e armëve.

Sipas këtij amendamenti, u lejohet personave civilë që posedojnë armë zjarri, që t’i përdorin në situata kur është komprometuar siguria kombëtare, duke përfshirë edhe sulmet terroriste, raporton AFP.


Pritet që ndryshimi, i cili u miratua me shumicë dërrmuese të lehtë, të sigurojë mbështetjen e Senatit çek dhe Presidentit të vendit, transmeton KosovaPress.