LAJMI I FUNDIT:

City triumfon përballë Liverpoolit dhe kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup

City triumfon përballë Liverpoolit dhe kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup
(Foto: Getty)

Manchester City ka fituar përballë Liverpoolit (3-2) në ndeshjen e raundit të tretë të EFL Cup (të njohur edhe si Carabao Cup), për t’u kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Erling Haaland e zhbllokoi rezultatin (10’) pas një harkimi të Kevin De Bruyne. Por, nuk vonoi reagimi i Redsave, të cilët barazuan përmes Fabio Carvalho, i cili u asistua nga James Milner dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.


(Foto: Twitter/Manchester City)

Porsa filloi pjesa e dytë, Riyad Mahrez pranoi një asistim nga Rodri për ta rikthyer epërsinë e vendasve (47’). Shumë më i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët barazuan përsëri përmes Mohamed Salah (48’), pas asistimit nga Darwin Nunez.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Një tjetër asistim i De Bruyne e gjeti të pamarkuar Nathan Ake që ishte i saktë me goditjen me kokë (58’).

Në vazhdim të ndeshjes nuk u shënuan gola të tjerë dhe Manchester City iu bashkua skuadrave tjera çerekfinaliste në këtë garë, nga e cila Liverpooli u eliminua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori