LAJMI I FUNDIT:

City shpenzoi 45 milionë euro për të, por mbrojtësi tregon se si e largoi Guardiola nga klubi – sot është i lirë dhe në kërkim të një aventure të re

City shpenzoi 45 milionë euro për të, por mbrojtësi tregon se si e largoi Guardiola nga klubi – sot është i lirë dhe në kërkim të një aventure të re

Ishte viti 2014 kur Manchester City kishte vendosur të shpenzonte plot 45 milionë euro për blerjen e një mbrojtësi, Elaquim Mangala nga Porto.

Reklama

Në atë kohë u duk një shumë jashtëzakonisht e lartë pasi tregu i futbollistëve ishte ende normal dhe shumat e tilla kryesisht shpenzoheshin për sulmues ose mesfushor ofensivë.

Mangala qëndroi për dy vite te City, para se të filloj periudha e huazimeve te Valencia dhe Evertoni.

Lojtari u largua nga City në verën e vitit 2019 si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Valencias, ndërsa së fundmi ishte pjesë e St-Etienne, ku u largua në verën e këtij viti.

Ish-reprezentuesi francez u rikthye të flas për largimin nga City, ku tregoi se si Guardiola i shpjegoi arsyen që nuk bën pjesë në planet e tij.

“Pep më tha: ‘Ti je një lojtar shumë i mirë, por për stilin tim të lojës, ti nuk je mbrojtësi që unë kërkoj’.

“Ai foli shumë sinqerisht me mua, nuk mund të jem i zhgënjyer prej tij. Pasi luajta me të m’u shtua dëshira për t’u bërë trajner në të ardhmen”, tha Mangala.

31-vjeçari është futbollist i lirë dhe po kërkon një aventurë të re, duke thënë se e ka marrë malli të luaj përsëri.

“Dua të gjej një klub, duhet ta gjej sa më shpejt. Futbolli është pasioni im i madh dhe ndihem shumë i motivuar për të dhënë më të mirën time në fushë. Më ka marrë malli të zbres në fushë”, tha Mangala.

Mangala ka luajtur 79 ndeshje zyrtare me Cityn, ku ka asistuar në tre gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Romero dhe Mac Allister përplasen në rrjetet sociale pas skandalit në Londër ku Liverpooli u dëmtua nga VAR

Romero dhe Mac Allister përplasen në rrjetet sociale pas skandalit në Londër ku Liverpooli u dëmtua nga VAR

Premier League
Manchester United futet në garë për transferimin e yllit të Bayernit

Manchester United futet në garë për transferimin e yllit të Bayernit

Premier League
Futbollistët shpërthyen në lot dhe ndeshja u ndërpre - mjekët bën mrekulli duke shpëtuar jetën e portierit holandez

Futbollistët shpërthyen në lot dhe ndeshja u ndërpre - mjekët bën mrekulli duke shpëtuar jetën e portierit holandez

Ndërkombëtare
Bayern Munich habit me transferimin e fundit, rikthen në klub Jerome Boatengun

Bayern Munich habit me transferimin e fundit, rikthen në klub Jerome Boatengun

Bundesliga
Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

La Liga
Kalo në kategori