LAJMI I FUNDIT:

City kthehet te fitoret dhe merr kryesimin në Ligën Premier

City kthehet te fitoret dhe merr kryesimin në Ligën Premier

Manchester City është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Wolverhampton Wanderers në udhëtim me rezultat 0-3.

Kampioni në fuqi i Anglisë e nisi për mrekulli ndeshjen ku vetëm pas një minute kaloi në epërsi.


Kevin de Bruyne bëri një asistim fantastik për Jack Grealish i cili realizoi për 0-1.

City nuk u ndal dhe 15 minuta më vonë Erling Haaland shfrytëzoi një asistim nga Bernardo Silva duke ngritur epërsinë e ekipit të tij në 0-2.

Puna për Cityn u lehtësua edhe më shumë në minutën e 33-të, kur Collins bëri një ndërhyrje të tmerrshme në Grealish dhe gjyqtari e përjashtoi nga loja me karton të kuq.

Me epërsinë prej dy golave 0-2 për Cityn përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

City vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku shënoi edhe një gol për fitoren.

Ishte minuta e 69-të e ndeshjes kur Kevin de Bruyne bëri një tjetër asistim e Phil Foden u përkujdes për ta dërguar atë në rrjetë për rezultatin përfundimtar 0-3.

Me këtë fitore City ngritët në vendin e parë me 17 pikë të tubuara, derisa Wolves mbetet në vendin e 16-të me vetëm gjashtë pikë. /Telegrafi/