LAJMI I FUNDIT:

City i futet garës për talentin gjerman

City i futet garës për talentin gjerman

Manchester City po e ndërton një skuadër të fortë për të ardhmen.

Pasi ka në radhët e veta talent si Leroy Sane, Gabriel Jesus, Kevin De Bruyne e John Stones, ata po synojnë të marrin emra tjerë të rijnë.


Në listën e Pep Guardiolës, është mbrojtësi i talentuar gjerman, Benjamin Henrichs.

20-vjeçari ka pasur një stinor të mrekullueshëm në Bundesliga me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Kësisoj reprezentuesi gjerman është bërë objektiv i Cityt që kërkon transferimin e tij në verë.

Mediat angleze kanë shkruar se City është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro për transferimin e Henrichs.

Por për ta bërë të sajin, City duhet të mposhtë konkurrencën e fortë të Interit dhe Bayernit që gjithashtu e duan lojtarin. /Telegrafi/