LAJMI I FUNDIT:

City dhe Guardiola duan transferimin e Van Aanholtit

City dhe Guardiola duan transferimin e Van Aanholtit
Patrick van Aanholt (Getty Images)

Gjiganti i Ligës Premier, Manchester City po vëzhgon me kujdes mbrojtësin Crystal Palace, Patrick van Aanholt dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertë në drejtim të tij.

Manchester City dhe trajneri i tyre, Pep Guardiola, janë të etur të vazhdojnë me përforcimin e skuadrës për të qenë konkurrues në çdo garë këtë sezon.


Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri i Cityt, Guardiola, është i etur për mbulimin e krahut të majtë të mbrojtës.

Guardiola e do me çdo kusht Insignen te Manchester City
Lexo po ashtu Guardiola e do me çdo kusht Insignen te Manchester City

Kjo pasi nënshkrimi i tyre i verës, Benjamin Mendy, i cili iu kushtoi plot 49.3 milionë funte pas pësuar një lëndim të rëndë në gju dhe do të mungoj gjatë.

Van Aanholt gjatë një dueli me Fernandinhon e Man Cityt (Getty Images)

Kështu, drejtuesit e Cityt dhe trajneri spanjoll janë gati të kthehen pas shërbimeve të mbrojtësit holandez, Van Aanholt.

Ylli holandez arriti në Crystal Palace nga Sunderland në muajin janar, por trajneri i Shqiponjave, Roy Hodgson, mund të pranojë për të kompensuar çmimin prej 12 milionë funteve apo rreth 15 milionë euro.

Lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier (Foto)
Lexo po ashtu Lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier (Foto)

Hodgson mburret me Jeffrey Schlupp si mbulesë të tij dhe ka luajtur edhe me Joel Ward në anën e majtë, me Pape Souare duke u rikthyer nga lëndimi dhe Jairo Riedewald gjithashtu në gjendje të luajë në këtë rol.

Ndërsa, te City është mesfushori Fabian Delph, i cili ka mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes dhe Danilo kohë pas kohe ka luajtur në atë pozitë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori