Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, duke folur në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Beogradi po i pengon serbët e Kosovës që të integrohen në institucionet e Kosovës.
Duke folur në një kohë kur Kosova është në periudhën e përkujtimit të përvjetorëve nga lufta e fundit në Kosovë, Çitaku u shpreh se “pajtimi nuk mund të ndërtohet me narrativa të rrejshme”.
“Kemi kaluar nëpër shumë periudha, duke filluar nga periudha e gjatë e shtypjes dhe shkeljes sistematike të të drejrtave të njeriut që kanë kulmuar me spastrim etnik. Përkundër kësëaj, ia kemi arritur t’i rindërtojmë jetët tona nga zero. Njerëzit janë të bashkuar në kujtimin e sakrificës së të rënëve”, tha ambasadorja Vlora Çitaku.
“Afërsisht 30 mijë të rinj do të diplomojnë në shkollat e mesme. Këta janë gjenerata e parë që kanë lindur pas luftës, janë të rinj që kanë lindur të lirë dhe nuk dinë çka është frika. Kanë lindur të lirë dhe do të jetojnë të lirë”, tha Çitaku.
“Pajtimi nuk mund të ndërtohet me narrativa të rrejshme. Sa herë që vij këtu, e ndjej veten të detyruar t’ju përkujtoj të gjithëve se çka ka ndodhur në zemër të Europës: qindra mijëra të vrarë e të masakruar… të gjitha këto janë bërë nga makineria shtetërore serbe”, tha ajo duke iu referuar deklaratave paraprake të bëra nga përfaqësuesi serb, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Kallxo.com.
“Është shumë shqetësuese të dëgjojmë histori revizioniste nga fqinji ynë verior. Koha ka ardhur që kjo të përfundojë”, tha ajo.
Çitaku e kritikoi edhe raportin më të ri të OKB-së rreth dhunës seksuale, në të cilin, sipas saj, Kosova nuk është përfshirë fare.
“Kosova nuk është përfshirë në raportoin e OKB-së për dhunën seksuale gjatë luftës. Përkundër ekzistencës së dhunës seksuale, kryesit e këtyre krimeve asnjëherë nuk kanë dalë para drejtësisë”, tha Çitaku.
Ajo denoncoi presionin që politika në Serbi po i bën pjesëtarëve serbë të FSK-së ndërsa tha se “Serbia nuk ka veto” në çështjen e transformimit të FSK-së.
Çitaku ka theksuar se formimi i Ushtrisë bëhet vetëm me vendimin e institucioneve të Kosovës.
“Disa serbë lokalë janë arrestuar në Serbi për shkak se janë bashkuar FSK-së. Më lejoni të jem e qartë Serbia nuk ka veto në themelimin e FAK-ut. Kjo bëhet vetëm nga isntitucionet e Kosovës. Sa i përket serbëve të Kosovës këta duan të kenë një jetë më të mirë. Megjithatë aspriata e tyre vazhdimisht shtypen nga Beogradi”, tha tutje ambsadorja e Kosovës në Uashington.
Çitaku gjithashtu përmendi edhe ndalimin e karateistëve të Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Serbi.
“Vetëm para pak ditësh Serbia e ka ndaluar ekipin e karatesë, duke ua pamundësuar që të marrin pjesë në Evropianin. Fëmijë janë ndaluar. Tani ju e dini sa përpjekje ka bërë Kosova që të bëhet anëtare e federative të sportit”, theksoi Vlora Çitaku.
Ajo gjithashtu kritikoi edhe mundësinë që Sllobodan Millosheviqi t’i ndërtohet një statujë në Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska
Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi