LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Të zbardhet sa më parë afera e ambasadorit Berishaj, presidentja e kryeministri mos ta marrin në mbrojtje

Çitaku: Të zbardhet sa më parë afera e ambasadorit Berishaj, presidentja e kryeministri mos ta marrin në mbrojtje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve kosovare që të zbardhin sa më parë siç e quajti “rastin e aferës të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”.

Çitaku ka ftuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që të mos e marrin në mbrojtje, por, të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij.


“Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene kanë publikuar lajmin i cili përfshinte ambasadorin e Kosovës në Republikën e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skemë të dyshimtë të shpëlarjes së parave dhe transaksioneve të dyshimta. Pas një amnestimi të menjëhershëm që iu bë ambasadorit Berishaj nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme – tash e më se një muaj mbretëron një heshtje shurdhuese. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci”, ka thënë nënkryetarja Çitaku.

Gërvalla: Ambasadori Berishaj ka qenë në ministri, s'ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë
Lexo po ashtu Gërvalla: Ambasadori Berishaj ka qenë në ministri, s'ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë

Më tej, ajo ka thënë se janë shumë pyetje të cilat janë ngritur dhe duhet të marrin përgjigje menjëherë.

“Si i është dhënë shtetësia ambasadorit Berishaj me urgjencë të jashtëzakonshme? A ka marrë Agjencia kosovare kundër korrupsionit ndonjë veprim? Prokuroria e Kosovës, a kanë iniciuar masa për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga ambasadori Berishaj? A ka treguar ambasadori Berishaj se ku kanë shkuar 600 mijë euro të cilat i ka tërhequr përmes biznesit të tij të padeklaruar? Heshtja dhe mosveprimi politik institucional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje e ambasadorit Berishaj”, ka thënë Çitaku.

LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, thonë se pushteti për këtë arsye po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar
Lexo po ashtu LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, thonë se pushteti për këtë arsye po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Tutje, ajo u ka kërkuar presidentes dhe kryeministrit që të mos sillen si prokurorë e si gjyqtarë, por të marrin hapa politik dhe institucional dhe ta kthejnë ambasadorin Berishaj nga detyra, duke u hapur rrugë institucioneve të drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre.

“Në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës dhe diplomacia jonë dështoi ta fuste Kosovën në agjendën e Këshillit të Evropës, në vend se bartësit e institucioneve tona të jenë të angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, ata po merren me marrjen në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, personit të cilin e kanë përzgjedhur vet. Fshehja dhe mbrojtja e këtij skandali nga zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë nuk do të ndihmojë Kosovën në agjendën e saj evropiane – përkundrazi, do ta minoj rrugën tonë të integrimit…”, ka thënë Çitaku.

“Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat institucional dhe parlamentar për të siguruar se e vërteta do të zbardhet”, përfundoi nënkryetarja e PDK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori