LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: S’do të ketë luftë në Kosovë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës

Çitaku: S’do të ketë luftë në Kosovë, NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës

Kryeminsitri Albin Kurti, të hënën ka thënë për gazetën italiane “La Repubblica” se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ish-ambasadorja Vlora Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Çitaku ka bërë thirrje që të mos ndillet frikë dhe panik, pasi sipas saj nuk do të ketë luftë në Kosovë.

Ajo tha se NATO është garantuese e sovranitetit të Kosovës dhe se Serbia është në dijeni se çka sjellë një konflikt i hapur me NATO-n.

Kurti për La Repubblica: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini
Lexo po ashtu Kurti për La Repubblica: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini

“Ka pasur luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasur mundësinë me luftuar atëherë. Ndërkohë, Serbisë sot më së shumti i konvenon status quo-ja, dhe mundësisht të flasë për stikersa dhe barrikada. Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, ka deklaruar Çitaku.

Ndërsa, Kurti tha se “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”.

Ndaj deklarimeve të Kurtit ka reaguar edhe LDK.

Ai tha se Kurti flet për luftë, e jo për integrime apo investime.

Sipas tij, kyeminsitri e dëshiron krizën, e cila është në interes vetëm të Vuçiqit./Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori