Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka thënë përfaqësuesit e Serbisë në seancën e KS të OKB, Ivica Daçiq, se duhet ta kuptojë që në Kosovë zyrtarët serbë mund të hyjnë vetëm pasi të marrin lejen paraprake, në të kundërtën Kosova do të veprojë në përputhje me procedurat.
Çitaku e nisi fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, me rrethanat e vështira që shqiptarët kanë kaluar gjatë luftës, duke thënë se “përkundër kësaj, populli shqiptarë kurrë nuk jemi dorëzuar por ka ndërtuar shtëpitë tona dhe është kthyer në Kosovë, ndërsa tash çdo ditë kujtojmë me mijëra masakrat të bëra nga forcat serbe në Kosovë”.
Sipas saj, këtë vit 30 mijë kosovarë do të diplomojnë që nuk kanë përjetuar tmerret e luftës.
Ajo tha sa i përket serbëve të Kosovës, është evidente se dëshirojnë jetë më të mirë, megjithatë Beogradi i pengon çdo ditë.
Çitaku tha se Qeveria e Serbisë e ka ndaluar ekipin e karterë që të marrin pjesë në kampionatin evropian që mbahet në Novi Sad.
“Qeveria e Serbisë me vendimet e saj po e përkrah pjesët e dhunshme dhe është dhuna që duhet të ndaluar e jo sporti“, tha ajo, transmeton KP.
Sipas Çitakut, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e MSA-së dhe ka votuar projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, gjë që nuk e kanë votuar serbët e Kosovës, për shkak të presionit nga Beogradi.
Duke folur për Gjuriqin, tha se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm gjatë gjithë arrestimit të tij, pasi ai nuk ka respektuar procedurat paraprake.
“Kosova nuk toleron provokime dhe është e përkushtuar që edhe vet të përmbahet nga provokimet. Serbia duhet ta kuptoj që në Kosovë mund të hyjë vetëm pasi të marrin lejen paraprake. Në të kundërtën Kosova do të veprojë në përputhje me procedurat”, tha ajo, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe me të gjitha vendet e ballkanit perëndimor.
“Serbia duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës, pasi është vet Serbia ka kërkuar mendimin e Gjykatës e cila njohu pavarësinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë formuar grupin punues për draftin për Asociacionin e komunave serbe në Kosovës, ku nuk po marrin pjesë serbët e Kosovës për shkak të presionit nga Beogradi. Çka dëshiron Beogradi është zgjidhje territoriale e ne në Prishtinë dëshirojmë zgjidhje civile. Serbia nuk ka humbur asgjë pasi Kosova kurrë nuk ka qenë e Serbisë”, tha ajo.
Çitaku tha se ka ardhur koha që UNMIK të mbyllë misionin e vet, pasi Këshilli mund të mban një mision që iu kushton shumë por e vërteta është që nuk ka vend në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare