LAJMI I FUNDIT:

Çitaku jep detaje për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë nga PDK: Do të jemi opozitë reale ndaj Qeverisë Kurti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në emisionin “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për formimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë nga PDK duke dhënë detaje se cili do të jetë roli dhe funksionin i këtij kabineti.

Çitaku e cila njëherit do të jetë udhëheqëse e departamentit për Politikë të Jashtme dhe Agjendë Evropiane në këtë kabinet, ka thënë se PDK do të jetë opozitë reale e Lëvizjes Vetëvendosje dhe  kryeministrit Albin Kurti.


Ajo u shpreh se për një kohë në Kosovë ka pasur opozitë nihiliste e cila shpeshherë ka përdorur metoda jopolitike për të kundërshtuar çështje të rëndësishme në vend.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

“Për një kohë të gjatë Kosovës i është imponuar një formë atipike e opozitë-bërjes, me vite të tëra kemi pasur një opozitë nihiliste që vetëm ka kritikuar dhe ka përdorur metoda jopolitike për të ngritur zërin e saj. Ne duam ta ndryshojmë këtë praktikë, dhe të dëshmojmë që roli i opozitës nuk është rrënues, mohues, por rol kritikues dhe të ofrojë alternativë”, u shpreh Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së, theksoi se roli kryesor i Kabinetit për Qeverisje të Mirë do të jetë që të jap alternativën qeverisëse sa herë që të jetë nevoja, por nëse ka vullnet dhe gatishmëri nga Qeveria edhe të ndihmojmë në procese të rëndësishme.

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente
Lexo po ashtu Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së me 15 departamente

“Në qendër të saj është agjenda e gjelbër, transformimi digjital, mërgata, bashkëpunimi rajonal e me radhë. Ne në disa pika do të zgjerojmë dhe ndërtojmë e fuqizojmë konsensusin jo vetëm politik por edhe shoqëror për politikën e jashtme të Kosovës. Ne do të mundohemi që edhe me grupin parlamentar dhe kryesinë dhe figurat e reja që do t’i bashkëngjiten kabinetit për qeverisje të mirë, ta zgjerojmë platformën”, u shpreh Çitaku.

Çitaku theksoi se brenda 15 departamenteve që janë pjesë përbërëse e kabinetit për qeverisje të mirë, do të ketë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Opozitë duhet të ketë edhe sikur qeveria do ta bënte punën më së miri. Fatkeqësisht në këtë vit qeverisje ne nuk kemi parë asnjë vepër konkrete, asnjë projekt kapital, asnjë investim serioz kemi pa në shumicën e rasteve një abstenim nga qeverisja. Ne kemi dashtë që kësaj shumice të fuqishme parlamentare t’ia japin tërë kohën, mirëpo tashmë ka kaluar më shumë se një vit dhe ne nuk kemi parë asnjë veprim konkret nga ana e Qeverisë për projekte kapitale, investime serioze”, tha Çitaku.

Në këtë intervistë nënkryetarja e PDK-së ka folur edhe për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës duke thënë se do t’i japin mbështetje të plotë kësaj iniciative e gjithashtu edhe për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori