LAJMI I FUNDIT:

Cima me tjetër skeç humoristik për vitin 2020, kësaj radhe i ndodh diçka e çuditshme në fshat

Cima me tjetër skeç humoristik për vitin 2020, kësaj radhe i ndodh diçka e çuditshme në fshat

Produksioni Pixels dhe humoristi i njohur Rasim Thaçi kanë sjell një tjetër skeç humoristik interesant për këtë fundvit.

Në videon e publikuar në YouTube, të titulluar “Droni”, Cima në këtë skeç shfaqet duke ecur në fshat, kur papritur i është dashur të urinojë.


Ai ecë duke kërkuar një vend të përshtatshëm që ai mendon se nuk mund ta shohin njerëzit, por atë e sheh diçka tjetër.

Humoristi i njohur në bashkëpunim me produksionin kosovar, Pixels, edhe në vazhdimësi do të sjellin pika të tjera humoristike për t’i argëtuar njerëzit në prag të festave të fundvitit.

Cima njihet si një prej personazheve satirikë më të pëlqyer në vend, që ndër vite i ka rezistuar kohës me skeçet e tij humoristike. /Telegrafi/