LAJMI I FUNDIT:

Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?

Cili do të ishte reagimi nëse Moldavia do të sulmohej nga Rusia?

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se Moldavia nuk do të ishte “e dobët ushtarakisht” pavarësisht statusit të saj neutral, nëse Moska do të përpiqej të sulmojë ish-shtetin sovjetik.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Mircea Geoană, duke folur për një stacion televiziv rumun, tha se “klauzola e neutralitetit” në kushtetutën e vendit të Evropës Lindore “duhet të respektohet”.


Kjo klauzolë thotë se Moldavia do të ruajë “neutralitetin e përhershëm”, i cili mund të përmbyset vetëm përmes një referendumi.

Por trupat ruse janë vendosur prej kohësh në rajonin e shkëputur moldav të Transnistria pas një lufte në fillim të viteve 1990 dhe lufta në Ukrainë ka nxitur spekulime mbi fatin e fqinjit pro-evropian të Ukrainës.

Në një depo të madhe të municioneve në Moldavi janë vendosur eksplozivë? Nëse ka ‘një shpërthim’ atje, do t'i ngjajë Hiroshimës dhe Nagasakit
Lexo po ashtu Në një depo të madhe të municioneve në Moldavi janë vendosur eksplozivë? Nëse ka ‘një shpërthim’ atje, do t'i ngjajë Hiroshimës dhe Nagasakit

Bëhet fjalë për vendin e Evropës Lindore që mori statusin e kandidatit për në BE në të njëjtën kohë me Ukrainën, në qershor të vitit 2022.

“Ne duhet të pranojmë faktin se Republika e Moldavisë ka, pas luftës në Transnistria, 30 vjet më parë, një klauzolë neutraliteti në Kushtetutë”, tha Geoană. “Pra, kjo duhet respektuar”.

Megjithatë, qeveria moldave në Kishinau, e udhëhequr nga presidentja Maia Sandu, e kupton “se të jesh neutral nuk do të thotë që duhet të jesh i dobët ushtarakisht”, vazhdoi Geoană.

“Të jesh neutral nuk do të thotë që nuk keni forca për të mbrojtur territorin dhe popullsinë tënde”.

Por zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s vuri në pikëpyetje aftësinë e Moskës për të angazhuar forca të tjera në Transnistria, që do të “do të thoshte pushtimin e të gjithë Ukrainës, përfshirë Odesën, për të bërë një lidhje me ato atje”.

Qyteti port i Ukrainës, Odesa, është vendbanimi kryesor më i afërt në Ukrainë me Transnistrinë dhe kryeqytetin e saj, Tiraspol.

Ndryshe, Moldavia ka ndjerë disa nga pasojat e luftës në Ukrainë dhe disa raketat hynë në hapësirën ajrore të Moldavisë muajin e kaluar.

Si pasojë, të hënën, transportuesi ajror hungarez Wizz Air njoftoi se nuk do të kryejë fluturime nga kryeqyteti moldav nga 14 marsi, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e hapësirës ajrore të vendit për shkak të luftës në vazhdim.

Pse Moldavia ka frikë se mund të jetë “caku i radhës i Putinit”?
Lexo po ashtu Pse Moldavia ka frikë se mund të jetë “caku i radhës i Putinit”?

Por autoriteti i aviacionit civil të vendit tha se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme” për të kthyer transportuesin në Kishinau sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërkohë më 23 shkurt, ministria ruse e mbrojtjes tha se qeveria e Ukrainës po planifikonte një operacion “mashtrues” kundër Transnistrisë “në të ardhmen e afërt” duke pretenduar se trupat ukrainase do të mbanin uniforma ruse për të hyrë në rajonin e shkëputur, sipas medias shtetërore.

Kjo u hodh poshtë nga Kishinau.

Të nesërmen, Rusia paralajmëroi se çdo sulm ndaj forcave ruse të stacionuara në Transnistria do të “konsiderohet sipas ligjit ndërkombëtar si një sulm ndaj Federatës Ruse”.

Ndërkohë rreth dhjetë ditë më parë, Sandu akuzoi Kremlinin për komplot për të dërguar “diversantë” me veshje civile për “përmbysjen e rendit kushtetues” në Moldavi. Moska e mohoi këtë.

Veç këtyre, më herët gjatë muajit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi kishte “përgjuar planin e shkatërrimit të Moldavisë nga inteligjenca ruse”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori