Çili kundërpërgjigjet: Këndoj për cilën parti dua

Çiljta Xhilaga ka arsyetuar vendimin e saj për të kënduar në fushatën zgjedhore të Lidhjes Socialiste për Integrim.
Këngëtarja u kritikua për shkak se i ktheu shpinën Partisë Demokratike, për të cilën kishte kënduar në të kaluarën madje edhe kishte qenë aktiviste.
Në një prononcim për mediat shqiptare, Çili thotë se prej tre vitesh më nuk është pjesë e PD-së dhe është e lirë të këndojë ku të dojë.
Por, në kundërpërgjigjen e saj ajo ka zbuluar edhe një fakt – se për LSI ka kënduar madje edhe pa asnjë para të fituar.
“Unë prej 3 vitesh nuk jam më e angazhuar me PD dhe jo për fajin tim. Nuk ka rëndësi, por kështu janë rrethanat tashmë”.
“Ndaj unë them se jam një këngëtare e lirë në profesion dhe mund të këndoj për çdo forcë politike”, ka deklaruar këngëtarja seksi. /Telegrafi/




















































