LAJMI I FUNDIT:

Cili ishte postimi i parë i Zuckerbergut në Threads?

Cili ishte postimi i parë i Zuckerbergut në Threads?

Meta lansoi më 5 korrik platformën e bazuar në tekst Threads dhe ajo që do të ishte kurioze për disa është se cili ishte postimi i parë i pronarit të Meta-s, Mark Zuckerberg në këtë rrjet social.

Zuckerberg në fakt postimin e parë e kishte parë para tre ditësh kur me sa duket aplikacioni ishte ende në testim, transmeton Telegrafi.


“Po ja fillojmë. Mirë se erdhët në platformën Threads”, thuhet në postimin e para tre ditësh të Zuckerbergut.

Ndërkaq, Zuckerberg gjithashtu e kishte bërë edhe një postim tjetër në momentin kur rrjeti social u lansua të enjten për të gjithë.

“Jam i lumtur që jeni këtu nga dita e parë. Le të ndërtojmë diçka të bukur së bashku”, ka shkruar pronari i Meta-s, pasi u lansua Threads.

Numri i përdoruesve në këtë platformë u rrit me të madhe deri më tani ku miliona njerëz iu janë bashkuar këtij rrjeti social.

Në Threads, ju mund të bëni postime deri në 500 karaktere dhe ka një strukturë të ngjashme me Twitterin. /Telegrafi/

Ne rast se bëheni pjesë e kësaj platforme, iu ftojmë të na ndiqni duke klikuar këtu.