Çiljeta Xhilaga ka qenë këngëtarja e preferuar e ish-kryeministrit Sali Berisha, por duket se më nuk do të jetë.

Këngëtarja duket se ia ka kthyer shpinën Partisë Demokratike, që tash udhëhiqet nga Lulzim Basha.


Seksi-Çiljeta ka vendosur të performojë në një mbrëmje të organizuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës.

Në këtë mbrëmje ka performuar edhe një tjetër këngëtare seksi, që më herët ka qenë “demokratike”, Xhensila Myrtezaj.

Çiljeta madje ka qenë edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. /Telegrafi/