LAJMI I FUNDIT:

Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Disa vende, si dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), kanë bërë thirrje për një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Por, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë ndër ato që nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim, duke thënë se kjo do të favorizonte Hamasin, e cila është cilësuar organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore.


CIA dhe Mossad zhvillojnë bisedime në Katar - ndërsa zyrtarë të Hamasit takohen me shefin e inteligjencës egjiptiane
Lexo po ashtu CIA dhe Mossad zhvillojnë bisedime në Katar - ndërsa zyrtarë të Hamasit takohen me shefin e inteligjencës egjiptiane

Pak më herët, SHBA-të thanë se Izraeli po përgatitet, në vend të kësaj, pauza ditore katër-orëshe në zonat e luftës në veri të Gazës.

Udhëheqësit botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden, kanë bërë thirrje për një pauzë humanitare prej disa ditësh, raporton bbc.

Shtohet pyetja se ky është dallimi mes një armëpushimi dhe pauze humanitare?

Krahasuar me një armëpushim formal, pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha më të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm disa orë.

Ato zakonisht zbatohen thjesht me qëllim të ofrimit të mbështetjes humanitare, në krahasim me arritjen e zgjidhjeve politike afatgjata, sipas OKB-së.

Xhihadi Islamik publikon video të pengjeve izraelite - thotë se do t’i lirojë të moshuarën dhe një djalë
Lexo po ashtu Xhihadi Islamik publikon video të pengjeve izraelite - thotë se do t’i lirojë të moshuarën dhe një djalë

Ndërkaq, armëpushimet synojnë të jenë afatgjata dhe shpesh mund të nxisin një dialog midis palëve luftuese, duke përfshirë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje të përhershme politike, thotë OKB-ja.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas një sulmi të papritur të militantëve të Hamasit. /Telegrafi/