LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë detyrat e Presidentit të Maqedonisë së Veriut?

Cilat janë detyrat e Presidentit të Maqedonisë së Veriut?

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen sot ku për të parin e shtetit janë në garë tre kandidatë, Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Por kush mund të kandidojë për President të Maqedonisë së Veriut? Sipas Kushtetutës dhe ligjeve për zgjedhje në Maqedoni për President mund të garojë:
-të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
-në ditën e zgjedhjeve të kenë mbushur më së paku 40 vjet;
-të jenë banorë të Republikës së Maqedonisë më së paku 10 vjet, në 15 vitet e fundit;
-të mos jenë zgjedhur paraprakisht dy herë në funksionin President;


Cilat janë detyrat e Presidentit pas fitores në zgjedhje dhe marrjes së mandatit:
-ta prezantojë Republikën;
-të jetë komandant suprem i Forcave të Armatosura të Maqedonisë;
-ta përcaktojë mandatarin për formimin e Qeverisë të Republikës së
Maqedonisë;
-të emërojë dhe revokojë me dekret ambasadorë dhe përfaqësues të
Republikës së Maqedonisë jashtë vendit;
-të pranojë letrat kredenciale dhe revokuese të përfaqësuesve të huaj
diplomatikë;
-të propozojë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Maqedonisë;
-të propozojë dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë;
-të propozojë anëtarë të Këshillit për Marrëdhënie Ndëretnike;
-të emërojë dhe shkarkojë edhe bartës të tjerë të funksioneve shtetërore
dhe publike të përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj;
-të ndajë dekorata dhe mirënjohje në përputhje me ligjin;
-të bëjë falje në përputhje me ligjin;
-të kryejë detyra të tjera të përcaktuara me Kushtetutë.

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni për presidentin e pestë do të mbahen sot, më 21 prill, 2019. Rrethi i dytë do të mbahet më 5 maj, 2019 ku do të garojnë vetëm dy kandidatë, dy të parët më të votuarit nga rrethi i parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori